Kasami refuzon Shqipërinë: ‘’Dua të luaj për Zvicrën’’

Kasami refuzon Shqipërinë: ‘’Dua të luaj për Zvicrën’’

Talenti shqiptar Pajtim Kasami, i cili luan në Premier League për skuadrën angleze të Fulham, nuk do të veshë fanelën kuqezi por atë të Zvicrës. 21 vjeçari ka qenë mjaft i përfolur në median shqiptare, të cilat, e kanë parë si objektiv të radhës për trajnerin e kombëtares De Biasi, por zërat kanë mbërritur gjer

Talenti shqiptar Pajtim Kasami, i cili luan në Premier League për skuadrën angleze të Fulham, nuk do të veshë fanelën kuqezi por atë të Zvicrës.

21 vjeçari ka qenë mjaft i përfolur në median shqiptare, të cilat, e kanë parë si objektiv të radhës për trajnerin e kombëtares De Biasi, por zërat kanë mbërritur gjer në shtetin zvicerian, të cilët kanë nisur menjëherë fushatën e moslejimit të largimit të një tjetër talenti.

E përditshmja zvicerane ‘’Blick’’ shkruan se në  mediat shqiptare thuhet se Kasami do të luajë për kombëtaren kuqezi. Ndërkohë menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga vetë lojtari, i cili është shprehur për këtë gazetë: “Raportet janë të rreme. Unë kurrë nuk kam folur me gazetat shqiptare dhe kurrë nuk kam folur me federatën atje. Por natyrisht, unë dëgjoj nga Shqipëria se do të më donin mua në kombëtare, por unë dua të luaj për Zvicrën. Kam pasur një bisedë të gjatë me trajnerin e kombëtares Otmar Hitzfeld para festave, i kam thënë se do të luaj për Shqipërinë vetëm nëse Zvicra nuk ka plan për mua”, është shprehur talenti shqiptar Kasami.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar