Kryeministri Berisha ka komentuar sërish mbledhjen dyditore të qeverisë Rama në Vlorë, ku vetëm një ditë më parë ai e quajti atë si antikushtetuse. Në një koment të tij në facebook, Berisha ka deklaruar se mbledhja e qeverisw Rama u karakterizua nga slogane dhe vendime Leniniste. Në lidhje me slogani e Ramës, “Detyrat janë tonat,
Kryeministri Berisha ka komentuar sërish mbledhjen dyditore të qeverisë Rama në Vlorë, ku vetëm një ditë më parë ai e quajti atë si antikushtetuse.
Në një koment të tij në facebook, Berisha ka deklaruar se mbledhja e qeverisw Rama u karakterizua nga slogane dhe vendime Leniniste.
Në lidhje me slogani e Ramës, “Detyrat janë tonat, pushteti është i popullit”, Berisha ka shkruar “Ky slogan leninist nuk doli nga varri i diktatorit Hoxha, por nga Piktori dështak pas parodisë së Ujit të Ftohtë”.
Sipas Berishës, vendimi më i rrezikshëm i qeverisë së re është ai për prishjen e ndërtimeve pa leje, pasi socialistët nuk njohin ligj dhe se rradha për prishje do të jetë e shtëpive me leje të qytetarëve.
“Vendimi i tretë i parodisë ishte prishja (jo vetëm e ndërtimeve pa leje çka është detyrim ligjor) e ndërtimeve me leje,pra me veprime antiligjore do të shembin ligjin”, shkruan Berisha në rrjetin social facebook.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *