Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (RW) dhe Amnesty International i kanë bërë thirrje ekspertëve të OKB-së, të vendosur në Rusi, të hetojnë akuzat e ngritura nga opozita për përdorimin e armëve kimike në periferi të Damaskut, nga regjimi në pushtet. Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me Qendër në New
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (RW) dhe Amnesty International i kanë bërë thirrje ekspertëve të OKB-së, të vendosur në Rusi, të hetojnë akuzat e ngritura nga opozita për përdorimin e armëve kimike në periferi të Damaskut, nga regjimi në pushtet.
Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me Qendër në New York (HRW) është shprehur. ‘’A janë përdorur apo jo armë kimike? Sulmi shkaktoi vdekjen e shumë civilëve, ata që kanë kryer këtë akt kriminal duhet të mbajnë përgjegjësinë. “Qeveria siriane duhet të autorizojë përfshirjen e inspektorëve të OKB-së në Damask”.
Ndërkohë ekipi i ekspertëve me mision në Siri, Ake Sellstrom ka filluar negociatat me qeverinë siriane për hetimin e kësaj ngjarje, ku u raportuan me qindra të vdekur, mes tyre dhe shumë fëmijë të asfiksuar mëngjesin e 21 gushtit.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *