Deputetja e Partisë Demokrtatike, Mesila Doda, i ka quajtur takimet e punës së qeverisë së ardhshme “Rama” si “pjellë padurimi”.Gjate dhënies së opinionin të saj në Facebook, ajo niset nga takimi i ministrit të ardhshëm Saimir Tahiri me homologun e tij italian. “Po sikur….Meta të tërheqë mbështetjen; Edi Rama të besojë se ka një kandidaturë
Deputetja e Partisë Demokrtatike, Mesila Doda, i ka quajtur takimet e punës së qeverisë së ardhshme “Rama” si “pjellë padurimi”.Gjate dhënies së opinionin të saj në Facebook, ajo niset nga takimi i ministrit të ardhshëm Saimir Tahiri me homologun e tij italian.
“Po sikur….Meta të tërheqë mbështetjen; Edi Rama të besojë se ka një kandidaturë tjetër më të mirë, kandidatura të mos kalojë dot në Parlament a në Presidencë…Për çfarë dhe me ç’tagër e bëri takimin?! Këto janë të vetmet raste kur Kryeministri turk takon një homolog “në të ardhmen” – kur ministri i Brendshëm italian takon një kandidat për homolog “në të ardhmen.”
Më tej, Doda thekson: “Përtej faktit që këto takime janë formalisht jokorrekte – si të paveshura me fuqi ligjore dhe kushtetuese – nga ana substanciale janë thellësisht të difektuara.
‘’Kjo që po shohim është një skenar, pjellë e padurimit dhe dihet që në politikë ky është këshilltari më i keq’’
/Pamela Kulla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *