Rikthehet në treg parfumi i i krijuar për ish-presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy. Historia e parfumit “Eight & Bob” është një histori mjaft interesante. Ish-presidenti amerikan John.F.Kennedy ishte student në kolegj dhe zakonisht i kalonte pushimet në rivierën franceze. Aty kishte takuar një ndër krijuesit më të famshëm të parfumeve, Albert Fouqet. Në bisedë e
Rikthehet në treg parfumi i i krijuar për ish-presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy.
Historia e parfumit “Eight & Bob” është një histori mjaft interesante. Ish-presidenti amerikan John.F.Kennedy ishte student në kolegj dhe zakonisht i kalonte pushimet në rivierën franceze. Aty kishte takuar një ndër krijuesit më të famshëm të parfumeve, Albert Fouqet.
Në bisedë e sipër Kennedy e pyet se çfarë parfumi kishte vendosur. Fouqet, aristokrat dhe mjaft inteligjent lë një kampion arome në hotelin e JFK me një shënim ku shkruhej : “ Në këtë shishe do të gjesh një pjesë glamuri francez, që i mungon personalitetit tënd amerikan”.
Pasi Kennedy u kthye në SHBA, ai i dërgon një letër Fouquet duke i kërkuar dhe tetë shishe të tjera , duke i thënë se një është për Bobin, vëllain e tij Robert Kennedy. Fouquet i dërgon shishet duke i etiketuar emrin “Eight & Bob”. Kështu lindi dhe një markë e re.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *