Në stadiumin “Qemal Stafa”, Kukësi ka tentuar të bëjë mrekullinë e rradhës kundër një skuadre më të përgatitur, siç është Trabzonspori turk, duke humbur me rezultatin 2-0. Për kuksianët duket se do t’i japin fund në këtë raund “fenomenit sportiv” të Shqipërisë për në kupat e Europës. Një ndeshje e cila ka nisur mjaft vrullshëm
Në stadiumin “Qemal Stafa”, Kukësi ka tentuar të bëjë mrekullinë e rradhës kundër një skuadre më të përgatitur, siç është Trabzonspori turk, duke humbur me rezultatin 2-0.
Për kuksianët duket se do t’i japin fund në këtë raund “fenomenit sportiv” të Shqipërisë për në kupat e Europës. Një ndeshje e cila ka nisur mjaft vrullshëm për Kukësin, të cilët kanë tentuar të shëojnë por pa rezultat, pasi përball kishin një kundërshtar të denjë dhe mjaft të fortë .
Golat për shkuadrën e Trabzonsporit janë shënuar nga Mierzejevski në minutën e 31-të dhe Paulo Henrique në minutën e 68-të. Pas një jave do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit ndërmjet dy skuadrave, por mesa duket do të jetë thjesht një formalitet. Kukësi do të mbahet mend si skuadra surprizë e futbollit shqiptar, e cila i theu të gjitha parashikimet duke kaluar tri ture të Ligës së Europës.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *