Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ka njoftur për mbylljen e takimit të parë të qeverisë së re, e cila pritet që të marrë detyrën në shtator . Ai është shprehur se “Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”. Rama, në të njëjtën kohë dhe deputet i qarkut Vlorë, ka njoftuar se do të takohet
Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ka njoftur për mbylljen e takimit të parë të qeverisë së re, e cila pritet që të marrë detyrën në shtator .
Ai është shprehur se “Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”.
Rama, në të njëjtën kohë dhe deputet i qarkut Vlorë, ka njoftuar se do të takohet me deputetë socialistë të këtij qarku, ku do të diskutojë për të gjitha nevojat dhe problemet qe ka ky qark. Gjatë ditës, ai do të takojë edhe të zgjedhurit vendorë të qarkut, ku në fokus të bisedimeve do të jetë aksioni i madh, i cili pritet të fillojë në muajin shtator, për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë bregdetin e Vlorës.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *