Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Florian Raunig. Në këtë takim është diskutuar rreth zgjedhjeve të 23 qershorit, ku Berisha ka theksuar se Shqipëria meriton marrjen e statusit në dhjetor, pasi zhvillimi i zgjedhjeve përmbushi kriteret e standardeve europiane. Çështje të tjera me interes në diskutim kanë qenë
Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Florian Raunig.
Në këtë takim është diskutuar rreth zgjedhjeve të 23 qershorit, ku Berisha ka theksuar se Shqipëria meriton marrjen e statusit në dhjetor, pasi zhvillimi i zgjedhjeve përmbushi kriteret e standardeve europiane.
Çështje të tjera me interes në diskutim kanë qenë dhe qëndrueshmëria e administratës, si një ndër kushtet themelore të integrimit, ku kreu i qeverisë i ka bërë me dije se mazhorana e re ka hartuar një platformë për zhbërjen e administratës. Ndër të tjera, ambasadori i Austrisë ka theksuar se kjo temë do mbetet në fokus për progresin e Shqipërisë.
Në fund të këtij takimi, mbasadori i Austrisë falenderoi kryeministrin për bashkëpunimin intensiv gjatë katër viteve të detyrës.
Berisha e ka falënderuar ambasadorin për kontributin e madh që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ku ka veçuar mbështetjen e Austrisë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *