Kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ka firmosur sot një marrëveshje me Bankën Kombëtare Tregtare, për vendosjen e një fondi në dispozicion të gjithë atyre të rinjve që duan të hapin biznese në Tiranë. Kjo kredi prej 1 milion dollarësh do të ketë interes dy deri në tre herë më të ulët se ai ekzistues së
Kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ka firmosur sot një marrëveshje me Bankën Kombëtare Tregtare, për vendosjen e një fondi në dispozicion të gjithë atyre të rinjve që duan të hapin biznese në Tiranë.
Kjo kredi prej 1 milion dollarësh do të ketë interes dy deri në tre herë më të ulët se ai ekzistues së treg dhe do të mund të përfitojnë të gjithë të rinjtë e moshës 23-35 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas Bashës ky projekt është në vazhdën e nismave të Bashkisë së Tiranës, për të nxitur zhvillimin e biznesit dhe rritur vetëpunësimin e të rinjve vend.
Nga kjo nismë nuk do përfitojnë vetëm bizneset e reja por edhe ato ekzistuese dhe të palicensuara.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *