Ish –presidenti i Egjptit, Hosni Mubarak është liruar nga burgu, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Kajros, e cila e ka liruar me garanci. Vendimi i marrë nga gjykata nuk mund të apelohet nga prokurorët . Mubarak është përballur me akuzën për bashkpunim në vrasje, gjatë protestave të cilat e rrezuan atë nga pushteti
Ish –presidenti i Egjptit, Hosni Mubarak është liruar nga burgu, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Kajros, e cila e ka liruar me garanci. Vendimi i marrë nga gjykata nuk mund të apelohet nga prokurorët .
Mubarak është përballur me akuzën për bashkpunim në vrasje, gjatë protestave të cilat e rrezuan atë nga pushteti në vitin 2011. Në gjykimin e parë ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ai këtë vendim e apeloi nga ku dhe gjykata urdhëroi lirimin e tij.
Vendimi u mor në një kohë kur qeveria e përkohshme ne Egjipt u denua nga Europa me pezullimin e furnizimit me armë apo çdo pajisje tjetër e cila mund t’i shërbej Egjiptit për shtypjen e protestave me dhunë.
/Ariana Saraci/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *