Mbledhja e qeverisë së kryeministrit Rama do të vijojë edhe përgjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës. Ky takim filloi të mërkurën, ku çështje kryesore e diskutimit ka qënë programi i 300 ditëve të para të qeverisjes të hartuara nga ministrat Beqja e Haxhinasto, por pa praninë e medias. Edhe gjatë ditës së sotme
Mbledhja e qeverisë së kryeministrit Rama do të vijojë edhe përgjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës.
Ky takim filloi të mërkurën, ku çështje kryesore e diskutimit ka qënë programi i 300 ditëve të para të qeverisjes të hartuara nga ministrat Beqja e Haxhinasto, por pa praninë e medias.
Edhe gjatë ditës së sotme pritet të diskutohet rreth pikave të përbashkta të qeverisjes dhe kordinimit të cdo dikasteri në kabinetin e ri qeveritarë, gjithashtu do mësohen edhe detyrat e para të qeverisjes , si dhe vënia nën kontroll e territorit nga ndërtimet pa leje, e cila tashmë është pohuar nga vetë Rama do detajohet më tej në këtë takim.
Për kryeministrin e ri icili mandatin zyrtarisht e mer në shtatorë, ka qënë hera e parë ku ka patur përballë të gjith ministrat e emëruar që prej 31 korrikut.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *