Sadiku i thotë “PO” Shqipërisë

Sadiku i thotë “PO” Shqipërisë

Ka ardhur përgjigjia e pritur prej Loret Sadikut. Ai i thotë po Shqipërisë. Qendër mbojtësi i njohur Kosovar që ka qenë shpesh edhe pjesë e dikutimeve të ndryshme, Loret Sadiku, më në fund ka vendosur se ngjyrat që ai do të mbrojë dhe përfaqësojë janë ato të Kombëtares Shqiptare. Ai deklaroi se ka refuzuar të

Ka ardhur përgjigjia e pritur prej Loret Sadikut. Ai i thotë po Shqipërisë.

Qendër mbojtësi i njohur Kosovar që ka qenë shpesh edhe pjesë e dikutimeve të ndryshme, Loret Sadiku, më në fund ka vendosur se ngjyrat që ai do të mbrojë dhe përfaqësojë janë ato të Kombëtares Shqiptare. Ai deklaroi se ka refuzuar të mbrojë ngjyrat e flamurit suedez, pasi zemra e tij rreh “Kuq e Zi”. Këtë lajm e pohon me krenari edhe vetë Sadiku.

Lojtari i ekipit suedez Helsingborg tha se nuk dëshiron të dëgjojë më për përfaqësuesen e shtetit skandinav, por dëshiron të përqendrohet në dy sfidat e radhës që e presin Shqipërinë, ndeshjet me Slloveninë e Islandën.

Ai beson se dhe trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi, do ta ftojë për këto dy ndeshje ku thotë: “Kam zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë për ta përfaqësuar denjësisht kur të më kërkohet një gjë e tillë. Kam zgjedhur atdheun tim para Suedisë, për të cilën nuk dua të dëgjoj më”.

Ndër të tjera ai pohoi se dëshira ishte si e tij ashtu edhe e prindërve, për të mbrojutr ngjyrat e flamurit tonë.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar