Shqipëria ditën e nesërme do të gjendet në një situatë mjaft të veçantë, dy kabinete qeveritare do të mblidhen në të njëjtën kohë. Sali Berisha ka bërë me dije që nesër në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e rradhës së Këshillit të Ministrave, ndërsa Edi Rama ka njoftuar prej disa ditësh se me 21 gusht
Shqipëria ditën e nesërme do të gjendet në një situatë mjaft të veçantë, dy kabinete qeveritare do të mblidhen në të njëjtën kohë. Sali Berisha ka bërë me dije që nesër në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e rradhës së Këshillit të Ministrave, ndërsa Edi Rama ka njoftuar prej disa ditësh se me 21 gusht do te mbledhë ministrat e rinj .
Qeveria “Berisha” do të mblidhet në selinë e kryeministrisë në Tiranë, ndërsa qeveria e ardhshme “Rama” do të mblidhet në Vlorë.
Takimi i Edi Ramës me ministrat e rinj pritet te jetë një takim jo zyrtar, ky do të jetë takimi i parë për kryeministrin e ardhshëm. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator dhe atëhere do të nisin procedurat për emërimin e ministrave dhe qeverisë së re PS-LSI.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *