Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, gjatë nje aktiviteti të zhvilluar në Jalë u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë zgjedhje historike si ato të vitit 1992. Ai ka thënë nga Jala se: “Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, gjatë nje aktiviteti të zhvilluar në Jalë u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë zgjedhje historike si ato të vitit 1992.
Ai ka thënë nga Jala se: “Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin. Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,” tha ambasadori amerikan.
Arvizu, duke folur për fushatën, vuri në dukje se “gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan”.
Deklaratat e ambasadorit amerikan janë bërë gjatë aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim.
Arvizu referoi sot mbi temën “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar se vendosja e ligjit është shumë e rëndësishme.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *