Deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare ka deklaruar se qeveria e re do të nisë aksionin për prishjen e ndertimeve pa leje në të gjithë bregdetin shqiptar. Ai ka thënë se këtij aksioni do t’i paraprijë krijimi i një autoriteti shtetëror të gjithë bregdetit, një njësi operative e cila do të merret me të gjitha
Deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare ka deklaruar se qeveria e re do të nisë aksionin për prishjen e ndertimeve pa leje në të gjithë bregdetin shqiptar.
Ai ka thënë se këtij aksioni do t’i paraprijë krijimi i një autoriteti shtetëror të gjithë bregdetit, një njësi operative e cila do të merret me të gjitha problemet që ka bregdeti shqiptar.
Deputeti Tare pohon se e vlerëson nismën qe ka ndërmarrë Edi Rama, si nje mundësi që qytetarët të jenë pjesë e mbrojtjes së bregdetit përmes denoncimeve të tyre.
Ai siguron se edhe qytetarët të cilët janë skeptikë për këtë gjë do të kenë mundësi të shohin se si qeveria e re do t’i japë fund zaptimit të bregdetit shqiptar.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *