Topalli: Në parlament kanë hyrë banditët, Shqipëria në rrezik

Topalli: Në parlament kanë hyrë banditët, Shqipëria në rrezik

Kryeparlamentarja aktuale Jozefina Topalli në një koment të saj në faqen zyrtare ‘’Facebook’’ u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i dalin për zot vendit, pasi është në rrezik që nga hyrja e banditëve në parlament në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas saj edhe në botë ka rezultuar se politikanët kanë pasur lidhje me bandat, por

Kryeparlamentarja aktuale Jozefina Topalli në një koment të saj në faqen zyrtare ‘’Facebook’’ u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i dalin për zot vendit, pasi është në rrezik që nga hyrja e banditëve në parlament në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas saj edhe në botë ka rezultuar se politikanët kanë pasur lidhje me bandat, por jo si në Shqipëri, ku kanë hyrë në kuvend nëpërmjet forcës e parasë.

“Ka ndodhur në vende të tjera që disa politikanë të kenë pasur lidhje me grupe banditësh, por jo si te ne, në këto zgjedhje ku krimi e banditët kanë hyrë brenda Parlamentit, përmes parasë e forcës. Shqipëria është në rrezik! Ne duhet t’i dalim për zot vendit! Të gjithë bashkë!”, ka shkruar ajo ne profilin e saj.

Një paralelizëm Topalli e ka bërë në një koment të dytë, ku zgjedhjet e 23 qershorit i ka lidhur me sportin duke theksuar se duhet respektuar fituesi vetëm kur gara është e rregullt. “Si në sport, ashtu dhe në fusha të tjera kampionët janë inspirues! Kur gara është garë, fitimtari nderohet, kur shkel rregullat, si amerikani në garën e fundit, skualifikohesh; Kur blen ndeshjen me para e kur këto janë dhe të pista, nuk ka fitues, por sundues. Këto të fundit ndëshkohen. Unë, si çdo njeri normal që beson në disa vlera, adhuroj të parët dhe refuzoj të fundit me gjithë forcën e shpirtit!’’ u shpreh ajo.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar