Ambasadori i ri gjerman, Helmut Hoffmann, në një intervistë të dhënë dje për ‘‘Top- Channel’’, ka folur mbi marrëdheniet mes dy vendeve, situatën në Shqipëri dhe sfidat për marrjen e satusit të vendit kandidat për në BE. Ai tha se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit, por marrja e statusit të vendit
Ambasadori i ri gjerman, Helmut Hoffmann, në një intervistë të dhënë dje për ‘‘Top- Channel’’, ka folur mbi marrëdheniet mes dy vendeve, situatën në Shqipëri dhe sfidat për marrjen e satusit të vendit kandidat për në BE.
Ai tha se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit, por marrja e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor do të varet nga performanca e vetë Shqipërisë.
Hoffman deklaroi se progresi i Shqipërisë gjatë 20 viteve të fundit është fantastik, por se ka ende shumë gjëra për të bërë. ‘‘Unë kam parë se në Tiranë ka makina të markave të njohura gjermane, por ka edhe shumë varfëri dhe kjo duhet ndryshuar’’, eshtë shprehur ai.
I pyetur se ç’mendon për qeverine e re ambasadori nenvizoi si fakt pozitiv ndërrimin në paqe të pushtetit dhe tha se ka një sërë sfidash me të cilat kjo qeveri duhet të përballet, si në aspektin ekonomiko-social, buxhetin, shtetin ligjor etj. Sipas tij qeveria e re duhet të punojë për të sjellë një frymë të re, ku të mos mungojë konsensusi. ‘‘Nuk ka dyshim që qeveria ka rol të udhëheqë, por lipset minimizimi polarizimit në zhvillimet politike që lidhet edhe me proceset integruese’’.
Më tej Hoffman, duke argumentuar se është herët për të spekuluar, refuzoi të japë njëe përgjigje të prerë në lidhje me qëndrimin që do të mbajë Gjermania ndaj dhënies ose jo të satatusit kandidat Shqipërisë në dhjetor.
‘‘Unë nuk dua të komentoj për këtë tani duke thënë po ose jo. E ritheksoj, janë disa kritere, ne kemi parë progres e shpresojmë që ky progres të vazhdojë me kriteret e tjera. Ne do ta shohim këtë si një foto e plotë në kohën e duhur, duke u konsultuar me miqtë tanë në BE dhe shpresoj të mbërrijmë në një përfundim të arsyeshëm.’’
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *