Gjykata: Basha ligjërisht kryetar i PD-së, Alibeaj: Olldashi se gëlltiti dot humbjen

Gjykata: Basha ligjërisht kryetar i PD-së, Alibeaj: Olldashi se gëlltiti dot humbjen

Gjykata e Tiranës njeh juridikisht zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike. “Sipas tabelës përmbledhëse të datës 23.07.2013 rezulton se është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha me 33 220 vota, nga 41 280 gjithsej”, thekson gjykata. Sipas saj, në seancë gjyqësore, Partia Demokratike, me anë të përfaqësuesit të saj,

Gjykata e Tiranës njeh juridikisht zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.

“Sipas tabelës përmbledhëse të datës 23.07.2013 rezulton se është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha me 33 220 vota, nga 41 280 gjithsej”, thekson gjykata.

Sipas saj, në seancë gjyqësore, Partia Demokratike, me anë të përfaqësuesit të saj, i paraqiti gjykatës dokumentacionin që provon procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj force politike. Duke cituar bazën ligjore për këtë rast, gjykata është shprehur me vendim se “praktika e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike duhet të depozitohet në regjistrin e posaçëm të partive politike, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një veprimtarie normale për këtë person juridik. Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z. Lulzim Xhelal Basha”.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura, gjykata çmoi se kërkesa e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë është e mbështetur në ligj e në prova e, për rrjedhojë, duhet pranuar. Baza kryesore juridike mbi të cilën u zhvillua procesi ishte ligji për partitë politike.

Ndërkaq, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, komentoi në një intervistë për gazetën “Panorama” zgjedhjet në PD.

Ai tha se “rezultati u perceptua gjatë gjithë procesit, se ishte në koherencë edhe me skalionimin e opinioneve mbi secilin kandidat, vlerësime këto të krijuara që në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Bjerrja e mbështetjes së PD-së në rezultatin e 23 qershorit u reflektua besnikërisht edhe në gjykimin për kryetarin e partisë”.

Në lidhje me reagimin e Sokol olldashit kundër procesit të zgjedhjeve Alibeaj u shpreh: “Rezultati i Bashës përtej çdo dyshimi, Olldashi s’e gëlltiti dot humbjen e hidhur”.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar