Në Partinë Socialiste ka nisur gara për kreun e grupit parlamentar. Fillimisht kjo detyrë i është propozuar Ben Blushit, deputetit të qarkut të Elbasanit, por ai e ka refuzuar. Ben Blushi e ka mbajtur më parë këtë post, por dha dorëheqjen kur 6 deputetë të grupit socialist thyen vendimin e grupit dhe votuan si President Bamir
Në Partinë Socialiste ka nisur gara për kreun e grupit parlamentar.
Fillimisht kjo detyrë i është propozuar Ben Blushit, deputetit të qarkut të Elbasanit, por ai e ka refuzuar. Ben Blushi e ka mbajtur më parë këtë post, por dha dorëheqjen kur 6 deputetë të grupit socialist thyen vendimin e grupit dhe votuan si President Bamir Topin.
Pas refuzimit të Blushit, në radhë për këtë post mësohet se janë 4 kandidatë: Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Taulant Balla e Blendi Klosi.
Ruçi mbetet sërish një kandidaturë që vazhdon të ketë përkrahjen e kolegëve të tij, për të kryesuar gjithë trupën ligjvënëse të socialistëve. Pandeli Majko pati një detyrë të rëndësishme këtë herë, pasi kryesoi listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës dhe Taulant Balla, aktualisht në postin e sekretarit të grupit parlamentar, është vlerësuar deri më tani për kontributet e tij. Blendi Klosi është një nga bashkëpunëtorët e afërt të kryetarit Rama dhe mjaft i vlerësuar sa i përket organizimit partiak.
Por do të jetë pikërisht mbledhja e parë e grupit, në nisje të legjislaturës së re më 9 shtator, e cila do të detyrohet të zgjedhë edhe drejtuesit e grupit.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *