Balla: Imami po shet pasurinë e ushtrisë për skrap

Balla: Imami po shet pasurinë e ushtrisë për skrap

Taulant Balla akuzon Ministrinë e Mbrojtjes se po shet për llogari të interesave të ministrit Imami, avionët, helikopterët dhe motorët e avionëve që nuk përdoren më nga Forcat e Armatosura. Deputeti Socialist tha se Arben Imami dhe drejtues të tjerë të kësaj ministrie do të hetohen për abuzimet e bëra me ekonominë dhe ushtrinë. Sipas

Taulant Balla akuzon Ministrinë e Mbrojtjes se po shet për llogari të interesave të ministrit Imami, avionët, helikopterët dhe motorët e avionëve që nuk përdoren më nga Forcat e Armatosura.

Deputeti Socialist tha se Arben Imami dhe drejtues të tjerë të kësaj ministrie do të hetohen për abuzimet e bëra me ekonominë dhe ushtrinë.

Sipas Ballës, këto objekte të vjetra në pronësi të ushtrisë po shiten me një çmim tepër të ulët. Ai për më tepër pretendon se tenderi për rastini është shitur paraprakisht një kompanie ‘mike’ të Imamit.

Në deklaratën e tij në Facebook, Balla thotë se mes objekteve që do shiten për ‘skrap’  ndodhen edhe dy anije silurkapëse dhe një polumbare.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar