Aleanca kuq e zi, i bën thirrje autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit që të mos lejojnë asnjë nazist grek të futet e të veprojë në Shqipëri.Përveç kësaj AK apelon mbi politikën zyrtare greke qe të ndalë këtë fryme raciste antishqiptare tek “Agimi i Artë”. Redi Ramaj, sekretar organizativ i AK shprehet se ky aksion
Aleanca kuq e zi, i bën thirrje autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit që të mos lejojnë asnjë nazist grek të futet e të veprojë në Shqipëri.Përveç kësaj AK apelon mbi politikën zyrtare greke qe të ndalë këtë fryme raciste antishqiptare tek “Agimi i Artë”.
Redi Ramaj, sekretar organizativ i AK shprehet se ky aksion ndodh kur në Shqipëri zvarritet rotacioni politik i pushtetit. Rritja e kriminalitetit, turistët e shumtë, i kanë mundësuar nazistëve të “Agimit të Artë “ që të ndërmarrin veprime, të cilat prekin rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.
AK mbështet paqen dhe stabilitetin në Rajon mbi parimet ndërkombëtare të fqinjësisë së mirë si dhe integrimit në Bashkimin Europian,tha Ramaj.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *