Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë (SHQU) të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë dhe jo seli për Partinë Demokratike. Kjo është kërkesa e ish-ushtarakëve të cilët kanë protestuar ndaj vendimit për të transformuar SHQU-në në seli të PD-së. Ata i kanë kërkuar ministrit aktual të Mbrojtjes të anullojë vendimin e qeverisë dhe të mos e
Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë (SHQU) të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë dhe jo seli për Partinë Demokratike. Kjo është kërkesa e ish-ushtarakëve të cilët kanë protestuar ndaj vendimit për të transformuar SHQU-në në seli të PD-së.
Ata i kanë kërkuar ministrit aktual të Mbrojtjes të anullojë vendimin e qeverisë dhe të mos e miratojë atë në fletoren zyrtare.
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Bajram Mane ka raguar me një deklaratë të ashpër kundër këtij vendimi.
“Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë”, tha ai.
Më tej, ish-ushtarakët i kanë bërë thirrje edhe presidentit të Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast.
Ndërkohë që edhe ish-zëvendës/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Sandër Lleshi, gjatë një intervistepër Gazetën Shqiptare, e ka konsideruar këtë vendim si “shkelje tëe legjislacionit”.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *