Çështja e strehimit të romëve është shqetësuese dhe përbën rrezik për marrjen e statusit kandidat të vendit. Paralajmërimi vjen nga zyra e OSBE-së në Tiranë që kërkon zgjidhjen e çështjes. Përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri, Robert Uilton dhe përfaqësues të KE-së u takuan me Avokatin e Popullit dhe në qendër të bisedës mes tyre kanë
Çështja e strehimit të romëve është shqetësuese dhe përbën rrezik për marrjen e statusit kandidat të vendit. Paralajmërimi vjen nga zyra e OSBE-së në Tiranë që kërkon zgjidhjen e çështjes.
Përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri, Robert Uilton dhe përfaqësues të KE-së u takuan me Avokatin e Popullit dhe në qendër të bisedës mes tyre kanë qenë liritë dhe të drejtat e komunitetit rom.
“Liritë dhe të drejtat e njeriut rrezikojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor. T’u jepen romëve akses në shëndetësi dhe arsim. Sigurisht kjo kërkon kohë dhe nuk ndodh sa hap e mbyll sytë”, tha zoti Uilton.
Pavarësisht kërkesës së Avokatit të Popullit që pronari i tokës të ndjekë proceset e nevojshme ligjore dhe juridike, kompania thotë se nuk ka asnjë detyrim për romët që kane zaptuar tokën, që nuk kanë asnjë të drejtë mbi truallin.
Më 5 gusht, “Amnesty International” kërkoi marrjen e masave urgjente për 37 familjet rome që rrezikojnë të dëbohen nga banesat e tyre në rrugën e Kavajës në Tiranë.
“Asnjë prej familjeve rome nuk ka marrë një njoftim zyrtar për të lënë vendbanimin përkundrazi”, shkruan “Amnesty International”, “janë kërcënuar nga punonjësit e kompanisë së ndërtimit dhe disa romë kanë bërë denoncime në komisariatin e policisë.
Organizata bën thirrje t’i dërgohen apele për këtë çështje; Kryebashkiakut të Tiranës, Lulezim Basha dhe Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera brenda 30 gushtit.
/Blerand Ismaili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *