PD: PS vodhi votat, Kolegji Zgjedhor iu dorëzua presionit

PD: PS vodhi votat, Kolegji Zgjedhor iu dorëzua presionit

Partia Demokratike akuzon Partinë Socialiste se tentoi të minonte procesin zgjedhor duke tërhequr anëtarët nga KQZ-ja. Sipas një deklarate për shtyp të PD-së, PS deshi që të shndërronte Kolegjin Zgjedhor në organin e vetëm të zgjedhjeve, pasi siç edhe e tregoi, atë e kontrollonte lehtësisht. Në deklaratë thuhet së Kolegji Zgjedhor kapitulloi përpara presionit duke

Partia Demokratike akuzon Partinë Socialiste se tentoi të minonte procesin zgjedhor duke tërhequr anëtarët nga KQZ-ja.

Sipas një deklarate për shtyp të PD-së, PS deshi që të shndërronte Kolegjin Zgjedhor në organin e vetëm të zgjedhjeve, pasi siç edhe e tregoi, atë e kontrollonte lehtësisht. Në deklaratë thuhet së Kolegji Zgjedhor kapitulloi përpara presionit duke plotësuar të gjitha  kërkesat e PS-së dhe LSI-së.

‘‘ Kolegji shkeli Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor duke vendosur dy standarde në gjykim’’, thotë PD.

‘‘PS vodhi votat e qytetarëve. Këtë e dëshmon mandati që tentoi të vidhte në Lezhë dhe qindra votat e qytetarëve të Shkodrës. Partia Socialiste u angazhua për fitore me çdo mjet, përfshirë paratë e pista dhe kontigjentët kriminalë. Lezha i vuri damkën e turpit fitores së PS-së, ashtu si Dushku në 2001’’, vijon më tej deklarata.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar