Aleanca për Shqipërinë Europiane fiton zyrtarisht zgjedhjet 2013. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit 2013. Në përqindje ASHE ka marrë 57,63 % ndërsa APMI, 39, 46%. Partia Socialiste në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend me 713 407 vota. Ndërsa me 528 373 vota
Aleanca për Shqipërinë Europiane fiton zyrtarisht zgjedhjet 2013. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit 2013.
Në përqindje ASHE ka marrë 57,63 % ndërsa APMI, 39, 46%. Partia Socialiste në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend me 713 407 vota. Ndërsa me 528 373 vota renditet e dyta Partia Demokratike. Në keto zgjedhje, LSI u rendit e treta me gjithsej 180 mijë vota.
Nga partitë jashtë koalicionit ka marrë më shumë vota Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi, ku edhe pse nuk ka marrë asnjë madat deputeti, për të kanë votuar 29 mijë e 310 zgjedhës.
Për Aleacën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, votuan gjithsej 10 196 shqiptarë. Për sa i përket kandidatëve të pavarur Dritan Prifti në qarkun e Fierit ka arritur të marrë gjithsej 6164 vota ndërsa Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës.
Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, e cilësoi të tejzgjatur procesin e zhvilluar në KQZ, ndërsa tha se ishin qytetarët ata që bënë zgjedhje të mira.
Sipas tij, “KQZ i shërbeu humbësit, krijoi alibira duke zgjatur rezultatin dhe duke u munduar të bëjë pis procesin”.
Ja rezultatet përfundimtare:
Qarku Berat, ASHE 6 mandate, APMI 2 mandate
Qarku Elbasan, ASHE 8 mandate, APMI 6 mandate
Qarku Fier, ASHE 11 mandate, APMI 5 mandate
Qarku Gjirokastër, ASHE 4 mandate, 1 mandat
Qarku Korçë, ASHE 7 mandate, APMI 5 mandate
Qarku Kukës ASHE 1 mandat, APMI 3 mandate
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *