Demeti: ‘‘Në PD kanë munguar zgjedhjet. Kryeministri i ri? Personalisht nuk kam besim.’’

Demeti: ‘‘Në PD kanë munguar zgjedhjet. Kryeministri i ri? Personalisht nuk kam besim.’’

Pas zgjedhjeve të 1991-it, zgjedhjet për kreun e PD-së janë të arat e këtij lloji në këtë parti. Deklarata është bërë nga njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike, Arben Demeti. ‘‘Partia Demokratike, me përjashtim të kongresit të 1991-it ku u zgjodh Berisha kryetar, një kongres i shkëlqyer për kohën, nuk ka bërë zgjedhje të tjera

Pas zgjedhjeve të 1991-it, zgjedhjet për kreun e PD-së janë të arat e këtij lloji në këtë parti. Deklarata është bërë nga njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike, Arben Demeti.

‘‘Partia Demokratike, me përjashtim të kongresit të 1991-it ku u zgjodh Berisha kryetar, një kongres i shkëlqyer për kohën, nuk ka bërë zgjedhje të tjera deri më sot,’’ u shpreh Demeti.

Sipas tij, dorëheqja e Berishës është një akt civil, por procesi i zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së një gje e pritshme. Demeti shprehet i habitur për kundërshtimet e komponentëve të PD-së ndaj procesit, pasi ata vete kanë kontribuar në mungesën e proceseve zgjedhore në këtë parti.

Ndërsa në lidhje me qeverinë e majtë, Demeti tha se ai vetë nuk ka besim te ky kryeministër, por se shpreson që, për të mirën e vendit, kjo qeveri te mund të bëjë diçka të mirë.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar