Kryeministri i ardhshem i vendit Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë dyditore në Stamboll ku është takuar me kryeminstrin turk Rexhep Taip Erdogan. Mësohet se palët kanë diskutuar për bashkëpunimin reciprok mes dy vendeve në fushen e shëndetësisë, turizmit, energjitikës, infrastrukturës si dhe bashkëpunimin në NATO. Ne profilin e tij ne Twitter ne mbyllje
Kryeministri i ardhshem i vendit Edi Rama ka zhvilluar dje një vizitë dyditore në Stamboll ku është takuar me kryeminstrin turk Rexhep Taip Erdogan. Mësohet se palët kanë diskutuar për bashkëpunimin reciprok mes dy vendeve në fushen e shëndetësisë, turizmit, energjitikës, infrastrukturës si dhe bashkëpunimin në NATO.
Ne profilin e tij ne Twitter ne mbyllje te takimit Rama ka falenderuar per mikepritjen qe i eshte bere.
“Rreth 2 ore e 30 min me km Erdogan e nje sere ministrash te dy paleve. Nje plan i gjere bashkepunimi ne proces. Mikpritje e shkelqyer!”- shkruan Rama. Ndërkaq që në profilin e tij zyrtar në Facebook, bashakangjitur edhe me fotot e takimit, Rama shkruante:
‘’Në rezidencën kryeministrore në Stamboll me mikun Erdogan e ministra të dy palëve për të vendosur piketat e një bashkëpunimi intensiv dhe konkret mes dy qeverive e vendeve tona. Shumë shpresëdhënese!”
Në këtë vizitë, kreu i Partisë Socialiste Rama shoqërohej nga deputetët Saimir Tahiri, Edmond Haxhinasto, Ditmir Bushati dhe Ilir Beqja.
Edhe para zgjedhjeve, Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin Erdogan, nga ku mori mbështetje për qeverinë e re në disa fusha të ekonomisë shqiptare.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *