“Mikpritje të shkëlqyer” e ka cilësuar Edi Rama takimin e tij me kryeministrin turk Recep Taip Erdoğan (Rexhep Taip Erdoan). Takimi, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, u zhvillua ditën e shtunë dhe në të u diskutua rreth një plani të gjerë bashkëpunimi mes dy qeverive. “Rreth 2 orë e 30 minuta me kryeministrin Erdoğan e
“Mikpritje të shkëlqyer” e ka cilësuar Edi Rama takimin e tij me kryeministrin turk Recep Taip Erdoğan (Rexhep Taip Erdoan).
Takimi, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, u zhvillua ditën e shtunë dhe në të u diskutua rreth një plani të gjerë bashkëpunimi mes dy qeverive.
“Rreth 2 orë e 30 minuta me kryeministrin Erdoğan e nje sërë ministrash të të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter dhe Facebook.
Rama, i cili pritet të marrë zyrtarisht postin e kryeministrit në shtator, ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për bashkëpunim me shtetin turk në një sërë çështjesh me interes të përbashkët.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *