Kolegji zgjedhor ndan mandatet: Ps dhe aleatët 83, koalicioni i PD 57

Kolegji zgjedhor ndan mandatet: Ps dhe aleatët 83, koalicioni i PD 57

Pas tërheqjes së KQZ-së dhe kërkesës së Partisë Socialiste, Kolegji Zgjedhor bëri dje ndarjen e mandateve për të 12 qarqet e vendit. Në përfundim të seancës u shpallën rezultatet për secilën zonë zgjedhore dhe emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit. Sipas përfundimeve të nxjerra koalicioni fitues i zgjedhjeve, Aleanca për Shqipërinë Europiane, do të ketë 83 mandate.

Pas tërheqjes së KQZ-së dhe kërkesës së Partisë Socialiste, Kolegji Zgjedhor bëri dje ndarjen e mandateve për të 12 qarqet e vendit. Në përfundim të seancës u shpallën rezultatet për secilën zonë zgjedhore dhe emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit.

Sipas përfundimeve të nxjerra koalicioni fitues i zgjedhjeve, Aleanca për Shqipërinë Europiane, do të ketë 83 mandate. Nga këto 65 i takojnë PS-së, 16 LSI-së, 1 PBDNJ-së dhe 1 mandat PKDSH-së.

Ndërsa koalicioni i djathtë, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, do të ketë 57 mandate, nga të cilat PD-ja ka 46 deputetë, PDIU ka 5, PR 4, dhe LZHK e PDK nga 1 deputet.

Në lidhje me vendimet e marra paleet mbajtën qëndrime të kundërta. Partia Demokratike akuzoi të majtët se i kanë bërë presion Kolegjit, ndërsa socialistët e quajtën vendimin si ligjor dhe të rregullt.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar