“Rama duhet t’u kërkojë falje 1 milion emigrantëve”. Kështu është shprehur zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi gjatë një deklarate për shtyp ditën e sotme. Vorpsi e akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, se i ka mashtruar emigrantët me premtimin e tij për një ministri të emigracionit. “. Mes shumë premtimeve prej të cilave
“Rama duhet t’u kërkojë falje 1 milion emigrantëve”. Kështu është shprehur zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi gjatë një deklarate për shtyp ditën e sotme.
Vorpsi e akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, se i ka mashtruar emigrantët me premtimin e tij për një ministri të emigracionit.
“. Mes shumë premtimeve prej të cilave ka hequr dorë Edi Rama është dhe ngritja e një ministrie të veçantë për emigracionin. Por jo vetëm kaq Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë të tillë. Edi Rama mashtroi në këtë mënyrë rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë teritoritorit shqiptar, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo tu shërbejë qytetarëve”, tha Vorpsi.
Ajo shtoi më tej se Rama është një gënjeshtar që punon për interesat e veta.
“Më e pakta që mund të bëni sot zoti Rama është t’u kërkoni ndjesë emigrantëve shqiptarë për talljen dhe fyerjen publike që u bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër. T’u kërkoni ndjesë mediave që fyet publikisht kujtesën dhe profesionalizmin e tyre. Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do te kenë një gënjeshtar që si interes të vetem ka atë personal”, përfundon deklarata e saj.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *