Basha: Rama ka formuar një ekip me “kamikazë personalë”

Basha: Rama ka formuar një ekip me “kamikazë personalë”

Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmon kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe qeverinë e formuar prej tij me anë të një deklarate për median. Duke vlerësuar emrat e kabinetit të ri të publikuar ditëen e djeshme, Basha akuzoi kryetarin Rama se ka mbledhur rreth vetes shpifësit më të zellshëm, protagonistë të

Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmon kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe qeverinë e formuar prej tij me anë të një deklarate për median.

Duke vlerësuar emrat e kabinetit të ri të publikuar ditëen e djeshme, Basha akuzoi kryetarin Rama se ka mbledhur rreth vetes shpifësit më të zellshëm, protagonistë të trafiqeve dhe persona të paaftë, që do t’i shërbejnë vetëm interesave të tij personale dhe jo qytetarëve.

“Qeveria e re përbëhet nga sharësit dhe shpifësit më të zellshëm kundër Shqipërisë për 8 vitet e fundit, protagonistë të lidhjeve me trafiqe. Një ekip që mbledh paaftësinë, mungesën e eksperiencës shtetërore, mediokritetin intelektual, ministrat e Ramiz Alisë, protagonistë të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushteti. Edi Rama shpiku rregulla të paqëna në funksion të kapjes dhe mbajtjes së të gjithë pushtetit për veten tij.”- u shpreh Basha.

Sipas Bashës, Rama la jashtë qeverisë personalitete me vlera në Partinë Socialiste dhe përfshiu në qeveri “kamikazë personalë”.

“Ky nuk është ekipi që do i shërbejë qytetarit por do i përulet kryetarit. Shumë shpejt pasoja e këtij qëndrimi shpërfillës ndaj interesave të qytetarëve do të rëndojnë mbi xhepat dhe tavolinat e tyre. PD është e vendosur që në respekt të demokracisë të përballet fuqishëm e të mbrojë interesat e vendit nga kjo skenë e paralajmëruar e kapjes së pushtetit”- u shpreh Basha para gazetarëve.

Deklaratën Basha e bëri pas takimit të sotëm me kryetarin në detyrë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton. Takimi u mbajt në selinë blu dhe zgjati pak më tepër se 30 minuta. Ambasadori Wilton e ka uruar Bashën për marrjen e detyrës së kreut të ri të Partisë Demokratike.

Ky është takimi i dytë që Basha zhvillon si kryetar i Partisë Demokratike.Dy ditë më parë, ai u takua edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Basha ka diskutuar me Sequi mbi një sërë shqetësimesh të Partisë Demokratike në lidhje me ato që ai i cilëson si manipulime në zgjedhje, ashtu edhe për paralajmërimet e mazhorancës së re për spastrime në administratë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar