Kryeministri i zgjedhur Edi Rama shpalli sot emrat e kabinetit qeveritar që do të punojnë bashkë për të qeverisur vendin në 4 vitetet e ardhshme. “ Qeveria e re do të jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit tonë për ti dhënë më shumë hapësira grave, i vullnetit tonë qytetar për të përfshirë në qeverisje
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama shpalli sot emrat e kabinetit qeveritar që do të punojnë bashkë për të qeverisur vendin në 4 vitetet e ardhshme.
“ Qeveria e re do të jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit tonë për ti dhënë më shumë hapësira grave, i vullnetit tonë qytetar për të përfshirë në qeverisje eshe shoqërinë civile. Qeveria e re nuk do të jetë tribuna tradicionale e dukjes së pushtetit por tryeza e punës së palodhur për të justifikuar votën e qytetarëve”, tha Rama në një konferncë për shtyp.
Sipas tij, qeverisja e re duhet të mishërojë vlerat e punës si një skuadër.
“Mjaft me procesin qeverises te copëzuar në parcela interesash vetjake e partiake dhe mandatet qeverisëse, ku qeveria bëhet trup për të sharë opozitën në Kuvend” tha Rama.
Sipas tij shqiptarët nuk votuan thjesht për të ndryshuar kahun politik, por për të ndryshuar vendin duke filluar që nga modeli i qeverisjes.
Sipas Ramës qeveria nuk mund të kryejë me sukses misionin pa trupën e duhur parlamentare dhe zërin e fortë në kuvend, “detura e kryeministrit do te jete e imja, por pushteti do te jete i popullit, cdo minister do te rrije ne detyre duke i sherbyer me nder popullit”- tha ai
STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)
Kryeministri: Edi Rama
Zv/Kryeministri: Niko Peleshi
MINISTRITE:
1. Ministria e Financave: Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme: Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes: Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme: Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian: Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë: Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes: Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë: Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës: Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave: Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë: Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit: Lindita Nikolla
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës: Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit: Lefter Koka
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike: Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore: Blend Çuçi
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin: Ilirjan Celibashi
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *