Presidentja Jahjaga shtroi iftar për Ramazan

Presidentja Jahjaga shtroi iftar për Ramazan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka shtruar dje një iftar me rastin e Muajıt të Shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të trupës diplomatike në Kosovë. Presidentja Jahjaga  duke përshëndetur dhe falenderuar të pranishmit theksoi se simbolikisht iftari

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka shtruar dje një iftar me rastin e Muajıt të Shenjtë të Ramazanit.

Të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të trupës diplomatike në Kosovë.

Presidentja Jahjaga  duke përshëndetur dhe falenderuar të pranishmit theksoi se simbolikisht iftari tregon vullnetin  se  të gjithë po e ndërtojnë së bashku shtetin e Kosovës, bazuar në barazi dhe se respektojnë institucionet e zgjedhura të shtetit.

Jahjaga theksoi se në këtë muaj njeriu e forcon besimin duke synuar ta pastrojë vetveten dhe duke ndarë të mirat me të tjerët.

Myfitu i Kosovës, Naim Tërnava falënderoi presidenten Jahjaga për iftarin e shtruar dhe foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar