Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka komentuar dje tërheqjen e PS nga kërkesa për ripësëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Berisha në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se Rama ka pranuar botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë. Mesazhi i tij i plotë vijon si më poshtë:
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka komentuar dje tërheqjen e PS nga kërkesa për ripësëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.
Berisha në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se Rama ka pranuar botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë.
Mesazhi i tij i plotë vijon si më poshtë:
“Edi Rama sot pranoi botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë. Ai papritmas tërhoqi kërkesën e paraqitur në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës pasi u gjet se në 14 kuti të këtij qarku kishte vjedhur me dhunë, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me përsëritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kërkohej ndjesë qytetarëve të Lezhës.
Natyrisht, tërheqjen ai e bëri vetëm e vetëm se përsëritja e zgjedhjeve do të sillte ndëshkimin e tij shembullor nga lezhjanët për vjedhjen e votës më 23 qershor dhe do hapte rrugën për përsëritjen e tyre në Shkodër, ku janë vjedhur rreth 700 vota dhe në qarqe të tjera”, shprehet Berisha.
Por pavarësisht nga kjo tërheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye të manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe paratë e pista janë vendimtare për stabilitetin e vendit. Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, shkruan Berisha.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *