Kryeministri i ardhshëm Edi Rama shprehet se për të pasur nisma të qarta ekonomike duhet bërë një analizë e thellë e situatës në vend. Përmes një publikimi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama shkruan se për realizimin e një objektivi të tillë duhet një ekspertizë ndërkombëtare. “Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në
Kryeministri i ardhshëm Edi Rama shprehet se për të pasur nisma të qarta ekonomike duhet bërë një analizë e thellë e situatës në vend.
Përmes një publikimi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama shkruan se për realizimin e një objektivi të tillë duhet një ekspertizë ndërkombëtare.
“Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standartet europiane të kontabilitetit të sektorit publik” shkruan Rama.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *