Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit pritet që këtë javë të japë vendimin për tre kërkesë-paditë për qarkun e Lezhës. Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 qendra votimi, Partia Demokratike kërkon rinumërimin e 14 QV-ve, ndërsa Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë kërkon pavlefshmëri në të gjitha qarqet, mes tyre edhe në Lezhë. Dy ankesat
Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit pritet që këtë javë të japë vendimin për tre kërkesë-paditë për qarkun e Lezhës.
Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 qendra votimi, Partia Demokratike kërkon rinumërimin e 14 QV-ve, ndërsa Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë kërkon pavlefshmëri në të gjitha qarqet, mes tyre edhe në Lezhë.
Dy ankesat e Partisë Demokratike dhe tjetra e Partisë Socialiste, do të shqyrtohen më 31 korrik, ndërsa e PPKD më 30 korrik. Për shkak se ankimimi është për të njëjtin qark, pritet bashkimi i çështjeve.
Sipas vendimit të KQZ-së të 10 korrikut mandatet e qarkut Lezhë u ndanë: 4 për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” dhe tre për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Në rang kombëtar tashmë 83 mandate i ka koalicioni i majtë, i drejtuar nga Partia Socialiste, ndërsa 57 të tjera koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike. Nëse kërkesa e Partise Socialiste pranohet, Lezha do të përsërisë zgjedhjet.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *