Kompania e njohur e hulumtimeve IDC ka publikuar shifrat e saj për tregun e telefonave mobil për TM2 të vitit 2013. Sipas numrave të fundit, rritja globale e tregut të telefonave mobil ishte 6% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013. Në total janë shitur 432.1 milionë telefona gjatë këtij tremujori, në krahasim me 407.7 milionësa
Kompania e njohur e hulumtimeve IDC ka publikuar shifrat e saj për tregun e telefonave mobil për TM2 të vitit 2013. Sipas numrave të fundit, rritja globale e tregut të telefonave mobil ishte 6% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013.
Në total janë shitur 432.1 milionë telefona gjatë këtij tremujori, në krahasim me 407.7 milionësa kishin shitur gjatë tremujorit të dytë në vitin 2012.
Samsung në total ka arritur të shesë 72.4 milionë njësi, duke marrë 30.4% të tregut, përqindje e cila e vendos atë në pozitën e liderit të tregut në nivel global.
Vendin e dytë e zë Apple me 31.2 milionë iphone të shitura, e cila 13.1% të tregut të përgjithshëm.
Ndërsa vendin në vendin e tretë është LG me 12.1 milonë njësi të shitura, Lenovo në vendin e katërt me 11.3 milion IS të shitura dhe ZTE në vendin e pestë me 10.1 milionë njësi të shitura.
/Klajdi Lleshi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *