Bullgari: Protesta anti-qeveritare

Bullgari: Protesta anti-qeveritare

Në Bullgari, në Sofje, protestat anti-qeveritare bllokuan rrugën para Parlamentit dhe policisë iu desh të shoqëronte jashtë turmës mbi 100 ligjvënës, ministra dhe gazetarë, të cilët kishin ngecur brenda në ndërtesë për më tepër se 8 orë. Protestuesit kanë planifikuar protesta për 40 ditë me radhë, në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, me

Në Bullgari, në Sofje, protestat anti-qeveritare bllokuan rrugën para Parlamentit dhe policisë iu desh të shoqëronte jashtë turmës mbi 100 ligjvënës, ministra dhe gazetarë, të cilët kishin ngecur brenda në ndërtesë për më tepër se 8 orë.

Protestuesit kanë planifikuar protesta për 40 ditë me radhë, në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, me thirrjen për dorëheqjen e kabinetit të majtë. Një përpjekje e mëparshme mbrëmë vonë për lirimin e ligjvënësve të bllokuar përfundoi me përleshje mes protestuesve dhe policisë dhe la të paktën 7 protestues dhe dy policë të plagosur.

Qeveria me mbështetjen e socialistëve erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të parakohëshme të majit, pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm nga protestat kundër masave shtrënguese ekonomike.
/Borana Belegu/
objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar