Klarens Turner, 87 vjeçari amerikan, u hodh nga parashuta ditën e dielë për të mbledhur para për stërnipin e tij të sëmurë. ”Sot po hidhem për Julianin, ai pati një transplant të mushkrive. Është më e pakta që mund të bëj për të”, u shpreh Turner. Ai u hodh nga një aeroplan me ndihmën e një
Klarens Turner, 87 vjeçari amerikan, u hodh nga parashuta ditën e dielë për të mbledhur para për stërnipin e tij të sëmurë.
”Sot po hidhem për Julianin, ai pati një transplant të mushkrive. Është më e pakta që mund të bëj për të”, u shpreh Turner.
Ai u hodh nga një aeroplan me ndihmën e një instruktori për stërnipin e tij 11 muajsh. Turner tha se Juliani gjendet në spital që nga momenti i lindjes dhe shpreson që një ditë ai do të shikojë hedhjen e sukseshme të stërgjyshit të tij.
Më datë 2 qershor do të zhvillohet një mbledhje fondesh për të ndihmuar në faturat mjekësore të Julianit, të cilat, kushtojnë mbi 1 milion dollarë.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *