78% të koncesioneve gërmuese për komunat

Koncesionerët që do të marrin toka për gërmim të mineraleve të papërpunuara, kanë për obligim që 78% të shumës që e paguajnë për koncesion t’ua japin komunave ku veprojnë dhe nëse  investuesit paguajnë 35 milion denarë tarifë koncesionuese, prej kësaj 27 milion denarë do ti ndahen komunave. Sipas ministrisë së ekonomisë gjatë dhënies së koncesioneve

Koncesionerët që do të marrin toka për gërmim të mineraleve të papërpunuara, kanë për obligim që 78% të shumës që e paguajnë për koncesion t’ua japin komunave ku veprojnë dhe nëse  investuesit paguajnë 35 milion denarë tarifë koncesionuese, prej kësaj 27 milion denarë do ti ndahen komunave.

Sipas ministrisë së ekonomisë gjatë dhënies së koncesioneve është përdorur mënyra elektronike e konkurimit që do të mundësoj punë më të sigurtë dhe më transparente. Ministria e ekonomisë njofton se deri tani nën koncesion janë dhënë 26 parcela që do të hapin 120 vende të reja pune.

“Gjatë gjithë periudhës së eksploatimit që do ta bëjë koncesionuesi në 30 vitet e ardhshme, ka për obligim që çdo vit 78% nga tarifa koncesionuese të paguajë në buxhetin komunal. Për çdo lokacion nevojiten 4 vende të reja të punës, 26 lokacione. Sigurisht se do të hapen mbi 120 vende të reja të punës”, tha Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Gjithashtu drejtor ekzekutiv i “Cementara”, Georgis Georgius deklaroi se uzina e çimentos është një nga kompanitë më të mëdha në këtë vend dhe shpresojmë se do të kontribuojmë në zhvillimin financiar të shtetit. Shpresojmë se me këtë koncesion do të bëjmë investim të ri do të hapim vende të reja pune.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar