7 ministra dorëzojnë mandatin e deputetit

0

Shtatë ministra të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama mësohet se kanë dorëzuar mandatin e deputetit. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi.

“Sot së bashku me kolegët Ministra Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço dorëzojmë mandatin e Deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive”, shkruan z. Celibashi në “facebook”.

Ai ka siguron qytetarët dhe votuesit e Fierit se angazhimi i tij për ta është një proces afatgjatë në të cilin është plotësisht i përfshirë në drejtim të mbajtjes së premtimeve elektorale dhe përmirësimit të jetesës së tyre.

“Kontributit tim për Fierin, tani i shtohen edhe kolegët Adelina Rista dhe Anduel Xhindi, të cilëve i uroj suksese si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”, shton më tej ministri Ilirian Celibashi.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here