7 mijë vende të lira pune në Maqedoni

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Punësimit në Maqedoni tregojnë se ka rreth 7 mijë vende të lira pune, të profesioneve të ndryshme. Por me gjithë papunësinë në vend, për një pjesë të vendeve të lira të punës nuk ka kuadër përkatës. “Për shembull nuk kanë dijeni për punëtorë fasadash, e cila patjetër duhet të

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Punësimit në Maqedoni tregojnë se ka rreth 7 mijë vende të lira pune, të profesioneve të ndryshme. Por me gjithë papunësinë në vend, për një pjesë të vendeve të lira të punës nuk ka kuadër përkatës.

“Për shembull nuk kanë dijeni për punëtorë fasadash, e cila patjetër duhet të përfshijë edhe dijeni mbi elementët artistikë. Dije të posaçme, në pajtim me kërkesat bashkëkohore për efikasitet energjetik të objekteve, që në realitet do të thotë se, duhet të dinë se cilin material ndërtimor duhet të përdorin për të ndërtuar objekte me efikasitet energjetik”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit janë gjithsej 96 200 persona që aktivisht kërkojnë punë. Ndërohë, më shumë se 16 mijë persona kërkojnë punë prej më shumë se 8 vjetësh dhe ende nu kanë gjetur punë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar