Me buqeta lulesh nëpër duart, nxënësit drejtohen në banagat e tyre ku mësojnë çdo ditë, ata ndihen të lumtur që në këtë ditë vlersojnë mësuesit e tyre, që janë edhe prindër në raste të caktuara. Mësues, nxënës e prindër festojnë sot 7 Marsin, atë që në historinë tonë njihet si Festa e Mësuesit. Nderohen
Me buqeta lulesh nëpër duart, nxënësit drejtohen në banagat e tyre ku mësojnë çdo ditë, ata ndihen të lumtur që në këtë ditë vlersojnë mësuesit e tyre, që janë edhe prindër në raste të caktuara. Mësues, nxënës e prindër festojnë sot 7 Marsin, atë që në historinë tonë njihet si Festa e Mësuesit.
Nderohen sot në të githë vendin puna dhe kontributi i mijëra mësuesve, për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Urimet për mësuesit sot janë pafund, një buqete me lule, nje urim i shprehur me dëshirë dhe dhe ciltërsi, një dhuratë simbolike janë ato që tashmë e kanë kthyer 7 Marsin një ditë simbolike feste, jo vetëm për nxënësit, por për të gjithë. Kjo shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet tona shqiptare. Dita kur mësuesit vlerësohen për përkushtimin e tyre, për edukimin dhe për vlerat morale që i japin çdo nxënësi. Më 7 mars të vitit 1887 në Korcë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.
Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipwri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. Sot edhe pas shumë vitesh tradita ka mbetur e njëtë, ditë vlerësimesh e urimesh për gjithë kontributet që japin mësuesit.
Rruga drejt dijes kalon në duart e mësuesve që me dashuri e me vullnet, përcjellin informacioni dhe edukojnë të ardhmen e kombit. Data 7 marsi është e vetmja dita e cila i kushtohet mësuesit, por ata punojnë çdo ditë të vitit që të përcjellin dije por kjo nuk do të thotë se vetëm dita e 7 marsit ne duhet të kujtohemi se kemi një mësues që na edukon. Mësuesi është sikur babai/nëna jonë i/e dytë, ai/ajo na mësoi shkronjat A,B,C… dhe numrat 1,2,3… Ne për 7 mars shfrytëzojmë rastin që si për falenderim mësuësit ti japim dhurata, ku zakonisht i dhurojme lule si simbol lumturie dhe dashurie ndaj tyre.
Kur shikon figurën e mësuesit mund të të krijohet asasacioni që është një figurë e egër, por jo nuk është kështu pasi hija e rëndë që merr mësuesi, e bën që nxënësi të edukohet në mënyrën e duhur dhe me vlerat morale të duhura. Për të gjithë mësuesit urimin e mbyllin me poezinë që është për ta !
Festën e mësuesit
Ne do ta festojmë
Lulet më të bukura
Ne do ti dhurojmë.
Vijmë tek ti mësuesja jonë
Buzëqeshjen ta dhurojmë
Kënga krahet reh si flutur
Midis jush unë jam e lumtur
Kënga që na ri në zemër
është për ty një fjalë e ëmbël
Drita që na ri në sy
dhe këto lule janë për ty!
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *