Në ditët e sotme, njerëzit janë të fiksuar dhe kalojnë shumë kohë para kopmjuterit, për shkaqe të ndryshme si për punë e shumë të tjerë thjesht për të kaluar kohën. Por qëndrimi para monitorit është i dëmshëm për shëndetin tonë. Ia disa këshilla se si të pushoni nga kompjuteri: 1. Përshtatjani vetes monitorin e kompjuterit
Në ditët e sotme, njerëzit janë të fiksuar dhe kalojnë shumë kohë para kopmjuterit, për shkaqe të ndryshme si për punë e shumë të tjerë thjesht për të kaluar kohën. Por qëndrimi para monitorit është i dëmshëm për shëndetin tonë.
Ia disa këshilla se si të pushoni nga kompjuteri:
1. Përshtatjani vetes monitorin e kompjuterit pranë të cilit punoni rregullisht. Rregulloni ngjyrat, kontrastin, dhe parametrat e tjerë të cilët do t’ju ndihmojnë që sytë tuaj të mos lodhen.
2. Blini syze të destinuara për punën në kompjuter. Në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e dëmtimit të shikimit tuaj.
3. Kur lexoni diçka në kompjuter, rritni shkronjat që të mos koncentroheni dhe lodheni më shumë.
4. Rregulloni madhësinë e faqes në monitor dhe rritni faqen sa herë të jetë e nevojshme.
5. Zvogëloni rezolucionin e kompjuterit, sepse ai bazohet në linjat vertikale dhe horizontale.
6. Nëse shikoni gjatë në monitor, herë pas here pushoni sytë. Mjafton ta largoni shikimin nga monitori për 30 sekonda.
7. Në qoftë se qëndroni pranë kompjuterit gjatë, ekziston mundësia ta dëmtoni shpinën. Herë pas here, ngrihuni, ecni pak dhe drejtohuni që ta nxitni qarkullimin.
/Izabela Zavalani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *