7 elementë që ndihmojnë në rritjen e flokëve

7 elementë që ndihmojnë në rritjen e flokëve

Flokët në përgjithësi kanë nevojë për tre gjëra: vitamina, proteina dhe minerale. Zinku dhe hekuri janë thelbësorë për rritjen e flokëve tuaj. Vitaminat gjithashtu ndikojnë në rritjen e flokut përmes stimulimit të qarkullimit të gjakut. Vitamina B kompleks, C dhe E janë të gjitha të rëndësishme. Uji! (Me përjashtim të rastit kur nuk e konsideroni  ujin

Flokët në përgjithësi kanë nevojë për tre gjëra: vitamina, proteina dhe minerale. Zinku dhe hekuri janë thelbësorë për rritjen e flokëve tuaj. Vitaminat gjithashtu ndikojnë në rritjen e flokut përmes stimulimit të qarkullimit të gjakut. Vitamina B kompleks, C dhe E janë të gjitha të rëndësishme.

Uji! (Me përjashtim të rastit kur nuk e konsideroni  ujin ushqim!) Përveç të qenit tretës universal dhe mbartës i vlerave ushqyese për çdo pjesë të organizmit, uji gjithashtu është detoksifikues dhe hidratues. Pini sa më shumë ujë, që floku të rritet i plotë, i shndritshëm dhe i shëndetshëm.

Rritja e shëndetshme e flokut kërkon një sasi të mjaftueshme të  zinkut, hekurit dhe vitaminës B. Mishi i kuq, sidomos mishi i viçit, përmbajnë një sasi të konsiderueshme të tyre.

Konsumimi i peshkun është shumë i rëndësishëm për rritjen e flokëve. Gjithashtu ato kanë nevojë për acidet yndyrorë esenciale për t’u rritur të shëndetshëm. Mishi i peshkut përmban shumë prej tyre, veçanërisht salmoni.

Nëse jeni vegjetarianë, atëherë dieta juaj duhet të jetë e pasur me bajame. Përveç uljes së kolesterolit bajamet përmbajnë shumë elementë ushqyes të nevojshëm për rritjen e flokut si vitamina dhe minerale.

Frutat e freskëta, sidomos të familjes së agrumeve, janë shumë të rëndësishme. Portokallet, mandarinat dhe limonat janë shumë të pasur me vitaminë C, e cila së bashku me hekurin formon kolagjenin, një komponent vital i flokëve të njeriut.

Qumështi është një tjetër burim i pasur i lëndëve ushqyese jo vetëm për të gjithë trupin, por edhe për rritjen e flokëve. Qumështi është një “vakt” i plotë i cili përmban minerale ( sidomos zink dhe hekur), proteina dhe vitamina. Në këtë drejtim, qumështi i lopës është më i miri.

Trupi juaj në përgjithësi ka nevojë për sasi të mjaftueshme të vitaminës B6 dhe zinkut. Bizelet janë një burim i pasur i tyre, përveç faktit që janë të pasura gjithashtu edhe me proteina. Edhe farat e sojës hyjnë në këtë kategori. Këto dy lloje ushqimesh u interesojnë veçanërisht vegjetarianëve dhe veganëve.

Një tjetër burim i hekurit është tërshëra. Benefitet e të konsumuarit tërshërë janë marrja e magnezit, fosforit dhe kaliumit. Ju mund të përzieni tërshërën me grurë për të përfituar dhe silicin, i cili nuk është mineral i kërkuar në vetvete, rrit përthithjen e mineraleve të tjerë.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar