60 ditë afat për shlyerjen e pensioneve

0

20 shkurti ishte data kur Serbia do t’u jepte pensionistëve kosovarë borxhin që i detyrohet. Qytetarët ndajnë mendimin se Fondi Pensional e Invalidor i Serbisë duhet të shqyrtojë mundësitë e veprimit. Ndërkohë që Kuvendi ka vendosur që të formohet një Komision Qeveritar që të shqyrtojë çështjen.

Depuetja e LDK, Teuta Sahatçija shprehet se komisioni duhet të formohet sa më parë.

“Ky afat 60 ditor është një emergjencë të cilën Qeveria jonë duhet me të vërtetë me një përkushtim shumë të madh ta marr, sepse nëse nuk reagon si institucion ndaj kësaj kërkese në Gjykatën e Strasburgut dhe në vendet e tjera relevante, atëherë e humb mundësinë e përgjegjës, procedurialisht e humb mundësinë e Ankesës”, tha Sahatçija.

RTK shkruan se Ministria e Punës përmes këshilltarit Behxhet Gaxhiqi, propozon që pensionistët t’i presin udhëzimet e Komisionit.

“Realisht propozimi ynë ndërlidhet me propozimin e Kuvendit që të formohet komisioni përkatës dhe konform formimit të këtij komisioni përkatës gjithsesi do të informohet gjithë opinioni, konkretisht pensionistët për hapat të cilët duhet ndjekur”, theksoi Gaxhiqi.

Serbia nuk i ka paguar pensionistët kosovarë që nga viti 1999. Jepen shifra të ndryshme se sa është borxhi i tërësishëm i Serbisë, kurse ato vlerësime sillen ndërmjet 1 e 5 miliardë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here