6-vjeçari merr certifikatë nga Microsoft

Një 6-vjeçar në Britani tashmë është një profesionist i certifikuar nga Microsoft, pas kalimit të provimit nga gjigandi i softwerit. Djaloshi ka marrë një çertifikatë si specialist i Microsoft Office. Prindërit e Humza Shahzad e kanë inkurajuar që të vogël që të merret me botën e teknologjisë, duke i dhënë atij një telefon inteligjent që

Një 6-vjeçar në Britani tashmë është një profesionist i certifikuar nga Microsoft, pas kalimit të provimit nga gjigandi i softwerit. Djaloshi ka marrë një çertifikatë si specialist i Microsoft Office.

Prindërit e Humza Shahzad e kanë inkurajuar që të vogël që të merret me botën e teknologjisë, duke i dhënë atij një telefon inteligjent që në moshën 2 vjeçare. Gjashtë muaj më vonë ai mori kompjuterin e tij të parë. Babai i tij ekspertë i teknologjisë, dhe nëna e tij mësuese janë përpjekur vazhdimisht që ta informonin djalin e tyre për çdo gjë që lidhet me teknologjinë.

BBC raporton, se djaloshi mori provimin për platformën Word 2013 dhe tani ai është profesionist i çertifikuar nga Microsoft. Djaloshi Humza Shahzad është edhe profesionist i paketës Office të Microsoft, ”Certifikata e Ekselencës” që Humza mori e vërteton këtë. Pasi gjithë këtyre, ai thotë se kur të rritet do që të bëhet pilot.

/Rovena Mydini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar