Parfumet janë bërë një pjesë kaq e rëndësishme e rutinës sonë, saqë është pothuajse e pamundur të dalim nga shtëpia pa një spërkatje. Është e vetmja gjë e padukshme, por njëkohësisht edhe diçka magjepsëse që ne e “veshim” çdo ditë. Përbërësit e tij e bëjnë atë akoma edhe më unik për secilin. Për këtë arsye
Parfumet janë bërë një pjesë kaq e rëndësishme e rutinës sonë, saqë është pothuajse e pamundur të dalim nga shtëpia pa një spërkatje. Është e vetmja gjë e padukshme, por njëkohësisht edhe diçka magjepsëse që ne e “veshim” çdo ditë. Përbërësit e tij e bëjnë atë akoma edhe më unik për secilin. Për këtë arsye duhet të dini më shumë rreth një parfumi sesa thjesht të zgjidhni një aromë të këndshme që mund të nuhasni në dyqan.
Le të zbulojmë 6 sekrete që nuk i dinit, në mënyrë që parfumi juaj të zgjasë më shumë.
- Mos i fërkoni kyçet e duarve
Shumë njerëz kanë zakon të fërkojnë kyçet e duarve pasi spërkasin parfumin. Ky është një veprim i “tmerrshëm”, sepse parfumet kanë një kombinim të notave të sipërme, të mesme dhe bazës. Zakonisht, notat e sipërme janë më delikate dhe avullojnë, ndërsa notat bazë zgjasin shumë. Por fërkimi i kyçeve përzien vajrat natyralë të lëkurës suaj me aromën që hidhni dhe përfundon duke e tjetërsuar këtë të fundit.
- Parfumi juaj mund të zgjasë më shumë
Po sikur t’ju thoshim se nuk është e nevojshme ta spërkatni parfumin tuaj në të gjithë trupin për t’u siguruar që të keni erë të mrekullueshme dhe jetëgjatë? Gjithçka që duhet të bëni është të spërkatni parfumin tuaj në vende si: kyçet e brendshme të dorës, qafa, pjesa e pasme e veshit dhe në pjesën e brendshme të bërrylave. Këto janë vendet ku enët e gjakut janë më afër lëkurës dhe zotërojnë nxehtësi duke ndihmuar kështu aromën tuaj të qëndrojë më gjatë.
Gjithashtu ju mund të aplikoni pak vazelinë përpara se të spërkatni parfumin tuaj, kjo bën që aroma të zgjasë më shumë.
- Shumë aroma përbëhen nga përbërës natyralë
Në të vërtetë pjesa më e madhe e parfumeve përbëhet nga lulet, një nga përbërësit natyral më të njohur për një parfum. Bukuria, delikatesa dhe feminiteti i tyre përkthehet në aromë dhe e bën atë një zgjedhje të përkryer për gratë. Kjo madje për disa mund të konsiderohet si një hap më pranë natyrës.
Chanel Nr.5, për shembull, është i famshëm për përdorimin e “Esencës së një mijë luleve jasemini në çdo shishe”.
- Hunda dhe truri juaj mësohen me aromat e njohura
E keni vënë re sesi aroma e parfumit tuaj duket se zhduket pas një kohe dhe ju nuk e ndjeni më?
Kjo nuk do të thotë se parfumi juaj nuk është i një cilësie të mirë, por hunda dhe truri juaj mësohet me këtë aromë dhe e injoron atë duke u përpjekur të nuhas aroma të tjera.
- Aroma mund të ndryshojë nga dita në ditë
Mos u shqetësoni kur parfumi juaj një ditë duket se ka tjetër aromë. Kimia e trupit tuaj ka të bëjë shumë me mënyrën se si aroma përshtatet tek ju. Temperatura e mjedisit, trupit, lloji i lëkurës, lujnë një rol të rëndësishëm në përshtatjen e saj në trup. Për shembull, aroma juaj mund të ketë një erë shumë të ndryshme në mëngjes, në krahasim me atë pas një dushi të gjatë e të qetë.
- Aromat mund të kenë erë të ndryshme tek të gjithë
Tani që e dimë se aromat mund të ndryshojnë mënyrën sesi përshtaten në lëkurën tonë nga dita në ditë, ka kuptim që ato të ndryshojnë edhe në varësi të njerëzve. Kimia e trupit të një personi, pH i lëkurës, mënyra e jetesës, etj., luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si parfumi përshtatet tek ta. Kjo është arsyeja pse një parfum që mban një aromë të shkëlqyeshme për mikun tuaj, tek ju nuk qëndron mirë.
Tani që keni një pasqyrë më të qartë për parfumin tuaj, shpresojmë se do ti keni më të thjeshta blerjet e ardhshme duke mos shpenzuar shumë dhe duke rritur jetëgjatësinë e shishes tuaj.
Përgatiti për “Objektiv.al”: ENTELA ÇAPO
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *