Meshkujt dhe femrat e shohin ngjyrën e kuqe ndryshe Aftësia për të parë të kuqen vjen nga një gjen në kromozomin X. Meqënëse femrat kanë dy kromozome X , dy kopjet e këtyre gjeneve i ndihmojnë të perceptojnë më mirë spektrin e kuq-portokalli. Ngjyra rozë qetëson nervat Shpesh përdoret
Meshkujt dhe femrat e shohin ngjyrën e kuqe ndryshe
Aftësia për të parë të kuqen vjen nga një gjen në kromozomin X. Meqënëse femrat kanë dy kromozome X , dy kopjet e këtyre gjeneve i ndihmojnë të perceptojnë më mirë spektrin e kuq-portokalli.
Ngjyra rozë qetëson nervat
Shpesh përdoret për të shtypur zemërimim dhe ankthin dhe ka një efekt të përgjithshëm qetësues. Shpesh përdoret në institucionet e kujdesit shëndetësor mendor dhe madje edhe në burgje për të ndihmuar në krijimin e një ndjenje qetësie.
Bluja është ngjyra më e preferuar në të gjithë botën
Studimet e kryera nga firma të ndryshme globale të marketingut tregojnë se bluja është ngjyra mëepreferuar në të gjithë botën, e ndjekur nga vjollca.
E verdha dhe e kuqja së bashku ju bëjnë të jeni të uritur
Fast-foodet e kuptuan këtë vite më parë dhe e përdorin këtë kombinim ngjyrash pa pushim në markë, reklamim dhe dekor të restorantit.
E verdha të trullos
Ngjyra e verdhë mund të shkaktojë të përziera, kështu që shmanget në aeroplane. Gjithashtu , e verdha e pastër e ndritshme besohet të jetë ngjyra më irrituese për shkak të stimulimit të saj të tepruar në sy. Hëh! E dinit? E verdha!
Ngjyrat neutrale
62-90% e përshtypjes së parë bazohet në ndjesinë që na japjn ngjyrat që po shohim. Për ata që duan të bëjnë një përshtypje të fortë të parë, shmangni neutralet. Do të dilni në një takim të parë? Shtoni një pop me ngjyra të ndritshme për të qenë të paharrueshëm.
Përgatiti: Eklima Shehaj
1 comment
1 Comment
Eda
February 24, 2022, 6:51 pm👍🏻❤️
REPLY