56% e familjeve shqiptare marrin hua “në të zezë”

0

Sipas një raporti nga Banka e Shqipërisë rezulton se familjet shqiptare vijojnë ende të marrin hua në të zezë.

Në 44 % të rasteve këta famije deklarojnë se e kanë siguaruar huanë nga burimet formale, si banka si dhe institucione të tjera financiare jobanka e cila shënon një rënie me dy pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.

Qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve janë: blerje apo riparim i  një prone të paluajtshme, konsum dhe zhvilim të biznesit.

Nga raporti i Bankës së Shqipërisë rezulton se familjet që kanë marrë hua nga bankat dhe që ndodhen në kushte të rënies së aftësisë paguese gjatë periudhës së gjashtë muajve të parë të këtij viti, në 51% të rasteve preferojnë të zgjedhin uljen e shpenzimeve familjare dhe në 22% të rasteve kërkojnë një punë të përkohshme, si dy nga mënyrat më të mira për të përballuar vështirësinë financiare.

Rreth 73 % e këtyre familjeve shprehen se nuk kanë patur ndryshim të aftësisë së tyre paguese gjatë kësaj periudhe, ku 23% kanë deklaruar rënie dhe vetëm 5% kanë deklaruruar rritje të aftësisë paguese.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here